Mirësevini në Air Cargo Service.

Air Cargo Service sh.p.k., me NUIS K41504048F, është krijuar në vitin 2004 dhe është e licensuar nga AKEP për ushtrimin e aktivitetit në Shërbimin Postar me nr: 2015-APSHP-0067.

Aktualisht, është shoqëri private me kapital tërësisht shqiptar në sektorin CEP (courier, express, parcel services/ shërbime korier, ekspres dhe pakove) me eksperiencë të suksesshme mbi 10- vjeçare në tregun shqiptar.

Air Albanian Cargo Service shpk zgjeron aktivitetin e kompanise ne duke rritur gamen e sherbimeve per klientet e saj, duke ofruar sherbimin e Cargos Ajrore me ane te kompanise prestigjioze Lufthansa Cargo per dergesa ne te gjithe boten me cmime konkuruese dhe siguri te larte. Lufthansa Cargo fokusohet në transportin airport-to-airport, duke shërbyer një rrjet prej më shumë se 300 destinacione në mbi 100 shtete. Sherbimi ofrohet nga flota e Lufthansa dhe Austrian Airlines si dhe me një mbeshtetje te gjerë transporti rrugor.