Udhëzimi i studentëve për fazën e dytë të pararegjistrimit në Konsullaten Italiane në Tiranë

Faza e dytë: Dërgimi i dokumentacionit për kërkesën e vizës

Nga data 1 qershor deri në datën 31 korrik 2013, studentët që kanë bërë kërkesën për para-regjistrim, duhet t’i dorëzojnë Ambasadës Italiane, përmes Albanian Courier dokumentacionin e nevojshëm për lëshimin e vizës. Në fazën e dytë nuk do të jetë e nevojshme që studentët të paraqiten personalisht në Ambasadë: të interesuarit do të dorëzojnë në zarf dokumentacionin e nevojshëm përmes zyrës më të afërt të Albanian Courier.

Dokumentet që duhet të dorëzohen janë:

  • Nëse nuk është dorëzuar gjatë para-regjistrimit Dëftesën e Pjekurisë (eventualisht bashkë me Diplomën Universitare, me listën e notave dhe me programin e detajuar të studimeve në rastin e regjistrimit në master) të apostiluar në Ministrinë e Jashtme dhe të përkthyer nga Instituti Italian i Kulturës (Rruga Budi 58/3; tel. 04/2379580) ose nga një përkthyes i betuar.
  • Formulari për kërkesën e vizës, tërësisht i plotësuar dhe firmosur, me një fotografi të bashkëngjitur.
  • Deklaratë mbi të dhënat personale, të plotësuar me datë e firmë;
  • Pasaportë e vlefshme mbi tre muaj pas skadencës së vizës së kërkuar; kopje e faqes së pasaportës me të dhënat personale;
  • Deklaratë për vendbanimin në Itali:
    1. në rast qëndrimi pranë një personi privat: deklaratë strehimi nga data e fillimit të vizës deri më 31.01.2014, fotokopje e dokumentit të identitetit me firmë (p.sh. nëse është shtetas i huaj: lejen e qëndrimit (permesso di soggiorno) ose faturat e rinovimit; nëse është shtetas i BE-së, pasaportën ose kartën e identitetit);
    2. në rast qëndrimi pranë enteve apo institucioneve fetare: deklaratë strehimi nga institucioni dhe një fotokopje e dokumentit të identitetit me firmë të ftuesit:
    3. në rast qëndrimi në hotel: prenotim hoteli për qëndrim jo më të shkurtër se një muaj.
  • Sigurim shëndetësor për udhëtim i vlefshëm nga data e fillimit të vizës deri më 31.01.2014.
  • Vërtetim Bankar për të paktën 5.750 euro sipas normativës MIUR. Këto burime financiare duhet të jenë të përdorshme direkt nga studenti (llogari bankare personale) dhe nuk mund të provohen me garanci bankare nga të tjerë.

Nëse studentët plotësojnë kërkesat e parashikuara nga normativa, Ambasada Italiane do të lëshojë vizën për studim/universitet. Lëshimi i vizës nuk nënkupton pranimin automatik në Universitetin e përzgjedhur. Për tu informuar mbi pranimin, studentët duhet t’i drejtohen direkt universiteteve.

Pasaportat do t’u kthehen të interesuarve përmes korrierit postar Albanian Courier, bashkë me dokumentacionin origjinal që studentët duhet të paraqesin pranë Universitetit ne Itali. Për ridorëzimin e dokumenteve, studentët duhet t’i paguajnë korrierit një tarifë prej 198 lekësh nëse banojnë në Tiranë dhe 300 lekësh (përfshirë TVSH) nëse banojnë në qytete të tjera.

Procesi i ridorëzimit të pasaportës dhe dokumentacionit të legalizuar do të kryhet brenda muajit gusht 2013 dhe vizat për studim/universitet do të jenë të vlefshme nga data e fillimit të udhëtimit deri më datën 31 janar 2014.

KUJDES! Këto informacione janë të vlefshme vetëm për juridiksionin e Zyrës Konsullore të Ambasadës Italiane në Tiranë, pra për banorët e qyteteve të mëposhtme: Tiranë, Durrës, Kavajë, Peqin, Elbasan, Gramsh, Librazhd, Bulqizë, Mat, Krujë, Kurbin, Pogradec, Korçë, Devoll dhe Kolonjë.
Studentët që nuk janë me vendbanim në këto rrethe duhet t’i drejtohen Konsullatës së Përgjithshme Italiane në Vlorë ose Konsullatës Italiane në Shkodër.